Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani ka qëndruar të enjten për një vizitë në Bujanoc.
Ai në kabinetin e kryetarit të kësaj komune është takuar me deputetin Fatmir Hasani. Gjatë kësaj vizite ministri Hasani ka shprehur përkushtimin dhe gatishmërinë e Kosovës për të ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës. gjithashtu është biseduar edhe për koordinimin dhe thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë.
Ministri Hasani e vlerësoni si hap shumë të rëndësishëm vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve për renovimin e shkollës në Samolicë.
Ministri Hasani ka premtuar se ndihma konkretet nga Qeveria e Kosovës do të vazhdojë edhe më tej.
Ndryshe, Bajram Hasani është ministri i dytë së Kosovës i cili gjatë muajit të fundit ka vizituar Komunën e Bujanocit.