Këngëtarja Mihrije Braha vazhdon të mahnisë me format e saj.
Afër të 50-ave, por me linjat e tonifikuara konkuron lirisht me koleget e saj shumë vite më të reja në moshë, transmeton Telegrafi.
Miki ka kaluar disa ditë pushimi dhe nga plazhet shqiptare ka publikuar një fotografi shumë seksi, ku duket me bikini e shtrirë mbi gur.
Ndryshe, “Dhimbje dhe mall” është projekti i fundit nga këngëtarja, të cilën e solli të realizuar me videoklip gjatë muajit korrik. /Telegrafi/