Telegrafi

Edhe Mia Khalifa me kritika ndaj Pique pas tradhtisë që i bëri Shakiras

(Foto: Instagram/miakhalifa/Getty)

Gerard Pique dyshohet se është kapur duke tradhtuar partneren tij, Shakira, duke nxitur edhe reagimin e Mia Khalifas, e cila e ka kritikuar futbollistin spanjoll.

Bukuroshja libanezo-amerikane kaloi vetëm tre muaj në industrinë e filmave për të rritur, përpara se të largohej për t’u fokusuar në një karrierë në mediat sociale sportive – dhe ajo është bërë personazh i rëndësishëm në këtë fushë.,

Ajo u dashurua me West Hamin, pasi pa filmin e vitit 2005, “Green Street”, ndërsa tani ka thënë fjalën e saj për ndarjen e aluduar mes Pique dhe Shakira.

(Foto: Instagram/miakhalifa/Getty)
Lexo po ashtu Pique e tradhtoi Shakiran me një studente 20 vjeçare, derisa u spekulua për një aferë me nënën e Gavit

 

“Shakira, e cila ndjek shembullin e Henry Cavill dhe Chris Evans në 48 orët e fundit, është maja e feminizmit – Pique… feminizëm”, ka shkruar 29-vjeçarja në Twitter duke iu referuar vendimit të këngëtares për të shmangur presionin e mediave.

Në fillim të kësaj jave u raportua se qendërmbrojtësi Barcelonës është duke jetuar ndaras nga gruaja dhe dy fëmijët, pasi është kapur duke e tradhtuar kolumbianen me një femër tjetër.

(Foto: Instagram/miakhalifa/Getty)
Lexo po ashtu Ndarja e Piques me Shakiran përbën një problem të madh mbi kujdestarinë e fëmijëve të tyre

Sipas El Periodico, tash e një kohë Pique jeton vetëm në një apartament dhe çifti pritet të ndahen. /Telegrafi/