Telegrafi

Edhe Messi me biznes, shikoni restorantin e hapur sot prej futbollistit (Foto)

Çdo futbollist i ri aspiron të bëhet si Lionel Messi.

Por, shumë tifozë tani mund të han ushqimet e preferuara të argjentinasit, pasi që së fundi Messi ka hapur një restorant familjar në Barcelonë.

Lionnel, vëllai i tij, Rodrigo si dhe motra e tyre, Marisol kanë hapur me krenari restorantin e quajtur ‘El Bellavista del Jardin del Norte “në kryeqytetin katalanos, ku do të shërbehen një numër i madh i ushqimeve të shijshme dhe pije alkoolike dhe jo-alkoolike, transmeton Telegrafi.

Restoranti gjendet në rrugën Enric Granados, me numër 86, ndërsa ka një kopsht prej 1000 metra katrorë.

Shembull, për vetëm  8.77 funte, ju mund të ushqeheni me pica napolitane, të shoqëruara me  mish viçi, djathë dhe salcë domate.

Lexo po ashtu Brenda hotelit luksoz të Cristiano Ronaldos (Foto)

Kujtojmë se ditë më parë edhe rivali më i madh i argjentinasit, Cristiano Ronaldo ka hapur një hotel të ri në qytetin e tij të lindjes, Funchal. /Telegrafi/