“Disa meshkuj kanë orgazma të shumëfishta nga hera e parë kur kanë përjetuar kënaqësinë e seksit”, thotë autori i studimit dr. Erik Vibovo.
“Ata të tjerët duhet patjetër të ushtrojnë për të arritur këtë”.
Pasi që të përjetoni orgazmën, trupit i nevojiten rreth 20 minuta që të këndellet, para se të jetë në gjendje që sërish të arrijë kulmin seksual, transmeton Telegrafi.
Periudha e këndelljes midis orgazmave bëhet me kalimin në moshë, ndërkaq ekspertët e sqarojnë që kjo ka lidhje me prolaktinën, hormon i cili drejton eksitimin seksual.
Dr. Erik Vibovo thekson që te orgazma e shumëfishtë mashkulli nuk është i detyrueshëm të ejakulojë.
“Disa meshkuj përjetojnë disa orgazma gjatë marrëdhënies seksuale, por ejakulojnë vetëm një herë”, thotë ai.
“Deri te ejakulimi mund të arrihet me rastin e orgazmës së parë, të fundit apo të ndonjë orgazme në mes. Atyre të cilët nuk e kanë përjetuar u tingëllon e pakuptimtë, mirëpo orgazmat me rastin e të cilave mashkulli nuk ejakulon janë njësoj intensive, si edhe kur ato arrihen me rastin e ejakulimit”.
Përjetoni orgazma të shumëfishta
Për çdo rast, dr. Vibovo shpjegon që disa metoda do të mund t’ju ndihmojnë që edhe ju të përjetoni orgazma të shumëfishta – e jo orgazëm – nëse arrini që të mos nxirrni sperme ngjatë kulmimit, do të jeni afër saj që të arrini orgazma të shumëfishta.
Disa meshkuj arrijnë që të shtyjnë ejakulimin gjatë orgazmës, duke i shtrënguar muskujt të cilët i përdorin për të penguar urinimin.
Sa më të fortë të jenë ata muskuj, edhe aftësia është më e madhe që të kontrollohet ejakulimi.
Përdoreni fantazinë
Disa dëshmi na bëjnë me dije që kjo është e mundshme të shkurtohet periudha e pushimit nëse menjëherë pas orgazmës “kalohet” në partnere tjetër.
Meqë kjo për shumicën e meshkujve nuk është opsion, ky ekspert thotë që efekt të ngjashëm arrihet nëse pas kulmimit të parë vetes ia shpërtheni fantazinë me ndonjë fantazi seksuale apo me ndonjë film pornografik. /Telegrafi/