Telegrafi

Edhe mëngjesin e sotëm Shkupi është qyteti i 4-të më i ndotur në botë

Shkupi mëngjesin e sotëm është edhe një herë në listën e qyteteve më të ndotura në botë.

Shkupi renditet i katërti me 190 mikrogramë për metër kub, sipas listës së IQair.

Nuk ka asnjë qytet tjetër nga Ballkani në top 10 listën, dhe përpara Shkupit janë Lakore në Pakistan, Bishkek në Kirgistan dhe Accra në Gana është në vendin e parë.