Telegrafi

Edhe Melinda pozon me bikini, tregon format fizike nga plazhi

Foto: Melinda Ademi/Instagram

Reperja shumë e pëlqyer për publikun, Melinda Ademi, vazhdon të jetë mjaft e përfolur për muzikën e saj.

Ajo është aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat ndan çdo ditë me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

Së fundmi, bukuroshja Ademi ka gjetur pak kohë për pushime, teksa ka publikuar një fotografi nga plazhi për ndjekësit e saj në Instagram.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në imazhin e ndarë me ndjekësit, reperja është shfaqur në top formë, ndërsa ka vënë në dukje hiret e saj trupore.

“Më besoni mua, më e mira ende është duke ardhur”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit e saj.

Ndërkohë, kënga e fundit që ajo solli pë fansat ishte “Pika pika”, e cila është pritur mirë nga ndjekësit e saj. /Telegrafi/