Talenti i Barcelonës, Labinot Kabashi është njëri nga befasitë e Albert Bunjakut për dy ndeshjet kualifikueses të Përfaqësueses së Kosovës.
Përfaqësuesja e Kosovës ka dy ndeshje të vlefshme për kualifikimet për kampionatin botëror ‘Rusi 2017’, me 6 tetor përballet me Kroacinë, ndërsa më 9 tetor në udhëtim me Ukrainën.
Trajneri i Përfaqësueses, Albert Bunjaku e ka ftuar për këto dy ndeshje edhe talentin e gjigantit katalunas, Labinot Kabashin, i cili është vetëm 16-vjeçar.
Për ftesën e tij kanë shkruar edhe mediat kroate, ku kanë theksuar se ndaj tyre mund të luaj edhe futbollisti i Barcelonës.
“Për Kosovën kundër Kroacisë mund të luaj edhe 16 vjeçari i Barcelonës”, shkruan ‘Germanijak’. /Telegrafi/