Site icon Telegrafi

Edhe Mbretëresha nën “përgjim”: Ja çfarë kishte thënë ajo për kinezët (Video)

Pas kryeministrit David Cameron, i cili i quajti një ditë më parë disa vende, përfshi Nigerinë e Afganistanin, si tepër të korruptuara, tashmë nën “përgjim” apo regjistrim të paautorizuar ka përfunduar edhe vet Mbretëresha Elizabeth.

Sipas asaj që ka thënë, “zyrtarët kinezë kanë qenë tepër të pasjellshëm me ambasadorin britanik gjatë vizitës së Presidentit Xi Jinping në Britani vitin e kaluar”.

Komentet e bëra prej saj kanë qenë gjatë një feste në kopshtin e pallatit mbretëror Buckingham Palace, ditën e martë, në po të njëjtën ditë kur Cameron ishte kapur teksa bënte vlerësime aspak diplomatike rreth vendeve pjesëmarrëse në samitin britanik të antikorrupsionit.

E nëse deklarata e Cameron duket veçanërisht e vështirë për shkak se udhëheqësit e vendeve të korruptuara do t’i presë vet gjatë samitit, përcjell TopChannel, komentet e Mbretëreshës shihen si problematike dhe aspak ndihmuese për përpjekjet e vendosura të qeverisë britanike për të përforcuar lidhjet tregtare me Kinën.

Bazuar mbi rolin e saj kushtetues, monarkja 90-vjeçare kurrë nuk bën ndonjë koment politik apo diplomatik që konsiderohet i ndjeshëm në publik, ndërkohë që është po aq e rrallë që përmbajtjet e bisedave të saj private të mund të zbulohen.

Në pamjet e publikuara, mbretëresha shihet teksa takohet me zyrtarin e lartë të policisë, Lucy D’Orsi, i cili prezantohet nga një zyrtar i festës si personi që ka qenë në krye të çështjeve të sigurisë gjatë vizitës së Xi Jinping në tetor të vitit të kaluar. “Oh, sa fatkeq”, ishte shprehja e parë e mbretëreshës pas këtij prezantimi. /Telegrafi/

Exit mobile version