Telegrafi

Edhe Marcelo në gjyq për evazion fiskal

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo është futbollisti i radhës që do të hetohet për mospagim të taksave.

Kjo vjen pasi e njëjta gjë ka ndodhur edhe me yllin e ekipit, Cristiano Ronaldon.

Sipas gazetës El Mundo, Agjencia Spanjolle e Taksave (AEAT) tashmë e ka gati  dosjen për Marcelon, i cili pritet të përballet me ligjin.

Marcelona në vitin 2013 ka deklaruar 350 mijë funte të fituara nga të drejtat e imazhit, por ka paguar më pak se sa është dashur.

Lexo po ashtu Djali i Marcelos debuton me fanellën e Real Madridit – Edhe çfarë debutimi? Tri gola në ndeshjen e tij të parë me ‘mbretërit’ (Foto/ Video)

AEAT deklaron se MarCelo, nëpërmjet kësaj skeme, ka kryer evazion fiskal, dhe duhet të paguante më shumë taksa.

29-vjeçari ka mohuar gjithçka dhe thotë që është në rregull me ligjin, por gjithsesi është bërë sportisti i radhës në Spanjë që po hetohet për këtë çështje.

Edhe Cristiano Ronaldo është në hetim për evazion fiskal për një vlerë prej 13 milionë funtesh dhe gjykimi për të është duke vazhduar. /Telegrafi/