Site icon Telegrafi

Edhe Maqedonia është në listën e skandalit ”Panama papers” (Foto)

Bota financiare është tronditur nga skandali i radhës, tashmë i quajtur si ”Panama papers”, ku mbi 11.5 milionë dosje, që përfshijnë vitet 1970 – 2016, tregojnë fshehje të pasurisë dhe evazion tatimorë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Nëse do të shihet harta e publikuar në lidhje me këtë skandal, mund të vërehet edhe Maqedonia me dy kompani, dy klientë dhe dy akcionerë, por nuk ka detaje se kush qëndron pas tyre.

Ndryshe, para disa javësh, Maqedonia vendosi që t’u lejojë qytetarëve të saj, të hapin xhirollogari të tyre jashtë vendit, vendim që hasi në kundërshtime dhe kritika të shumta në vend./Telegrafi/

Exit mobile version