Manchester United është duke përgatitur një ofertë për t’i bërë ballë Real Madridit për Eden Hazardin.
Sipas The Sun klubi anglez është i gatshëm të futet në garë me mbretërit për futbollistin belg.
Hazard dhe trajneri i Manchester United, Jose Mourinho, kanë qenë së bashku në periudhën kur e fituan edhe titullin në sezonin 2014-15.
Sipas kësaj gazetë, United do të paguajnë 90 milionë funte për ta bashkuar dyshen.
Kjo është vetëm njëra faqe e rrëfimit, pasi Real Madridi mbetet shumë më i interesuar për lojtarin.
Ata e shohin si pasardhës të njërit prej sulmuesve që këtë vit nuk po e tregojnë potencialin e tyre.
Madje sipas lajmeve të fundit Hazard është afër marrëveshjes personale me klubin mbretëror. /Telegrafi/