Kryetari i Malit të Zi, Filip Vujanoviq, ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat e përmbytjeve të natës së mbrëmshme në rrethinën e Shkupit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në bisedën telefonike të tij, me kryetarin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetari Vujanoviq ka ofruar mbështetjen e Malit të Zi, në kuadër të mundësive që ky shtet i ika./Telegrafi/