Telegrafi

Edhe Majk ‘sfidohet’ nga “Balena Blu” (Foto)

Reperi i njohur Majk aktualisht është ende duke shijuar suksesin e projektit të tij më të fundit “Katile”.

Aktualisht ai është mjaft i angazhuar me koncerte, ndërsa gjendet pranë fansave edhe në rrjetet sociale.

Së fundmi, reperi ka publikuar një fotografi në InstaStory, ku shfaq njërin prej miqve të tij, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë shkruan “I humbur në det, balena blu”.

Lexo po ashtu Vazhdim i tri hiteve të mëparshme, Babastars po sjellin "High 4" (Foto)

Sigurisht që këtë postim ai e ka bërë me shaka, përderisa lajmet për këtë lojë të rrezikshme janë krye-temë e mediave vendore dhe bisedave mes njerëzve.

Përndryshe, Majk do të jetë shumë i angazhuar gjatë verës me koncerte, përderisa shijon suksesin e “Katiles”, këngë e publikuar mbi shtatë milionë herë në YouTube deri më tani. /Telegrafi/