Telegrafi

Edhe Lukaku i mahnitur nga ‘rabona’ e Lamelas ndaj Arsenalit

Erik Lamela ka shënuar njërin ndër golat më të bukur deri më tani në këtë edicion të Ligës Premier.

Anëtari i Tottenham Hotspurit e shënoi golin e parë të takimit ndaj Arsenalit që po luhet në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier.

Ishte minuta e 33-të kur Lucas Moura asistoi te Lamela, me këtë të fundit që shënoi me stilin rabona në portën e The Gunners.

Lexo po ashtu Shijojeni super golin e Lamelas në stilin 'rabona' ndaj Arsenalit

Me golin e tij fantastik, i mahnitur ka mbetur edhe sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, që lëshoi një postim në llogarinë e tij në Twitter.

“Yoooo Lamela”, ishte reagimi i belgut për golin e realizuar nga argjentinasi.

Kujtojmë se ky ishte goli i parë i Lamelas në këtë edicion, mirëpo ishte në stil të veçantë. /Telegrafi/