Vrasja brutale e George Floyd në SHBA nga një polic tashmë po cilësohet si diskriminim racor nga shumica e popullsisë.
Figura të ndryshme ndërkombëtare kanë reaguar ndaj kësaj ngjarjeje, e disa të tjerë edhe kanë ofruar shuma të mëdha për të shpëtuar personat që kanë mbetur të arrestuar gjatë protestave për drejtësi.
Loredana është njëra ndër artistet e tjera që ka reaguar ndaj vrasjes së tij, duke iu referuar fushatës nën moton “Jeta e njerëzve me ngjyrë ka rëndësi”.
Ajo ka publikuar një fotografi në të cilën shihen dy vajza duke mbajtur pankarta në dorë, në cilat kërkohej drejtësi për afro-amerikanin.
George mbeti i vdekur pasi një polic në Minneapolis e kishte keqtrajtuar, duke iu gjunjëzuar në qafë derisa ai nuk mund të merrte frymë.
Për një gjë të tillë janë organizuar protesta të shumta në mbarë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat sa vijnë e marrin përmasa më të mëdha. /Telegrafi/