Site icon Telegrafi

Edhe LDK e dërgon në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. 

Kështu ka njoftuar shefi i GP të LDK-së, Arben Gashi, transmeton Telegrafi.

“Sot, me një përgjegjësi të theksuar ndaj rendit kushtetues dhe demokracisë, Grupi Parlamentar i LDK-së kemi depozituar rastin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në lidhje me Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës. Ky ligj është në shkelje kushtetuese në disa nga shtyllat e tij kryesore. Drejtësia kushtetuese është shtylla e garantimit të sistemit demokratik, dhe kjo thirrje për një vlerësim të thelluar është hapi i parë drejt sigurisë së mëtejshme të demokracisë sonë”, ka pohuar ai në një postim në Facebook.

Lexo po ashtu PDK dërgon në Gjykatën Kushtetuese edhe një ligj të Qeverisë Kurti

Tutje, ai ka shkruar se “ne duhet të ruajmë integritetin e Kushtetutës dhe të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë dhe transparente”.

Ndryshe, sot gjatë ditës edhe PDK ka dërguar në Kushtetuese Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.  Telegrafi/

Exit mobile version