Telegrafi

Edhe Labinot Tahiri në protestë për Ramush Haradinajn (Video)

Këngëtari i njohur Labinot Tahiri duket se është shumë i pakënaqur me arrestimin e  liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ngjarje e cila ndodhi para pak ditësh në Francë.

Sot (e premte) në qendër të Prishtinës është organizuar një protestë nga qytetarët, të cilët kanë marshuar drejt qeverisë me kërkim lirim e Haradinajt.

Lexo po ashtu Marshi protestues, AAK-ja edhe kërkesë zyrtare Ambasadës franceze për lirimin e Haradinajt (Foto)

Përmes rrjetit social Facebook, këngëtari Labi ka publikuar një video, duke ka treguar se gjendej sot në mesin e qytetarëve të Kosovës në protestë.

“Ja arritëm, jemi në protestë. Duam lirinë e Ramush Haradinajt”, shkruan Labinot Tahiri në mbishkrimin e videos së publikuar. /Telegrafi/