Këngëtari i njohur Labinot Tahiri duket se është shumë i pakënaqur me arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ngjarje e cila ndodhi para pak ditësh në Francë.
Sot (e premte) në qendër të Prishtinës është organizuar një protestë nga qytetarët, të cilët kanë marshuar drejt qeverisë me kërkim lirim e Haradinajt.
Përmes rrjetit social Facebook, këngëtari Labi ka publikuar një video, duke ka treguar se gjendej sot në mesin e qytetarëve të Kosovës në protestë.
“Ja arritëm, jemi në protestë. Duam lirinë e Ramush Haradinajt”, shkruan Labinot Tahiri në mbishkrimin e videos së publikuar. /Telegrafi/