Telegrafi

Edhe komuna e Resnjës u kyç në aktivitetet humanitare

Më se një ton e gjysmë ujë, 120 paketime me ushqim të konservuar, ushqim për foshnja, mjete për higjienë personale, qebe, mjete për dezinfektim, si dhe ndihmë financiare në vlerë prej 100 mijë denarë, peshon donacioni i komunës së Resnjës dhe Kryqit të kuq nga kjo komunë, të cilën sot e kanë nisur drejt zonave të vërshuara në Shkup, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pos kësaj, për çdo ditë dërgohen ekipe nga Ndërmarrja publike komunale në terren, dhe siç thekson kryetari i komunës, Gjoko Strezovski, këto aktivitete do të vazhdojnë edhe më tej, respektivisht deri sa të ketë nevojë./Telegrafi/