Site icon Telegrafi

Edhe kjo ndodh: Në “Miss Kosova” merr pjesë edhe Argjentina, por jo edhe komunat e Kosovës

Tashmë gjithçka është gati për tu zhvilluar gara e më të bukurës në Kosovë.

Në garën e bukurisë kosovaren marrin pjesë 15 vajza, ndërsa e çuditshme e këtij viti është se më të përfaqesuara janë disa nga qytetet e vogla si Drenasi, Vushtrria dhe Fushë Kosova.

Derisa në garën e organizuar nga Agnesa Vuthaj, merr pjesë edhe një vajzë nga Argjentina dhe tri vjaza tjera nga Diaspora, mungojnë vajzat nga qytetet e mëdha të Kosovës si; Peja, Gjilani, Mitrovica e Prizreni, shkruan Magazina.al

Me apo pa vajzat kosovare, Miss Kosova do të kurorëzoj më të bukuren kosovare më 7 shtator.

Dy nga vajzat do ta përfaqësojnë Kosovën në Miss Universe dhe Miss Earth.

Exit mobile version