Site icon Telegrafi

Edhe Kida blen çizmet e famshme 10 mijë dollarëshe (Foto)

Këngëtaret shqiptare shpesh kanë treguar në intervista se janë të dhëna pas shoppingut.

Ato harxhojnë shuma të mëdha parash për veshjet e tyre, në mënyrë që në çdo paraqitje të duken në trend para publikut.

Së fundmi, është vërejtur një tendencë e shumë prej personazheve të njohur për të blerë çizmet e famshme, me diamante gri, të cilat kushtojnë hiç më pak se 10 mijë dollarë.

Yjet e njohur si: Rihanna, Kendall Jenner, Celine Dion, por edhe Rita Ora, u panë me çizme të tilla, e ndërsa së fundmi kjo tendencë ka mbërritur edhe te artistet shqiptare.

Adelina Tahiri ditë më parë punlikoi një fotografi në rrjetet sociale, përmes së cilave bëri të ditur se posedon çizmet e shumë dëshiruara.

E një palë të tilla, duket se së fundmi i ka blerë edhe këngëtarja e re Kida.

Në disa imazhe që ajo ka ndarë së fundmi me fansat në Instagram, Kida shfaqet mjaft joshëse dhe atraktive, teksa vë në pah çizmet në fjalë. /Telegrafi/

Exit mobile version