Telegrafi

Edhe këtë herë Messi e mposht Ronaldon: Argjentinasi thyen rekordin e portugezit për më së shumti fanella të shitura

Lionel Messi është mësuar të thyejë të gjitha llojet e rekordeve në fushë, por ai tani ka krijuar një rekord të ri jashtë fushës.

Ardhja e tij në Paris Saint Germain ka çuar shitjet e fanellave në një nivel të lartë të paprecedentë, për herë të parë ndonjëherë, klubi francez shiti mbi një milion fanella sezonin e kaluar. Fanella me numër 30 e Messit përbënte mbi 60 për qind të shitjeve.

Kjo shifër befasuese është e para për çdo lojtar në këtë sport, duke treguar sërish fuqinë e superyllit të tij në dyqane.

Lexo po ashtu Si babai, ashtu edhe i biri - djali i Leo Messit driblon të gjithë bashkëlojtarët e tij dhe shënon gol brilant

Rivali i vjetër i Messit, Cristiano Ronaldo, po kryesonte në shitjet e fanellave pasi ai bëri një rikthim të bujshëm te Manchester United verën e kaluar.

Shitjet e fanellave të Ronaldos i sollën Unitedit plot 200 milionë euro deri në shtator, por shifrat e shitjeve të fanellave të Messit vazhduan të ngjiteshin në tabelë dhe përfundimisht kaluan portugezin.

United gjithashtu nuk është më klubi që ka më shumë shitje të fanellave, me PSG -në që tani është në krye të listës.

Kur u publikua lajmi se Messi po largohej nga Barcelona për te PSG, pothuajse një milion euro u gjeneruan nga shitja e fanellave brenda disa orësh.

Kampionëve francezë iu desh të zhvendosnin dyqanin e tyre zyrtar në parajsën e famshme të blerësve të Parisit, Champs-Elysees për të përballuar kërkesën e lartë. Ata dyfishuan zonën e shërbimit në dispozicion të tyre në mënyrë që të zhvendosnin sa më shumë fanella.

Shefi i partneriteteve të PSG -së, Marc Armstrong tha për Marca: “Kërkesa është rritur me 30 deri në 40 për qind dhe me të vërtetë ajo që mund ta ngadalësojë atë është oferta”.

Lexo po ashtu Ronaldo i bën kërcënim të hapur Manchester Unitedit

“Kur ndodh një nënshkrim i kësaj madhësie, (Cristiano) Ronaldo te (Manchester) United për shembull, ju mund të mendoni se ai do të paguhet duke shitur fanella, por nuk është kështu. Nuk mund të prodhosh shumë fanella shtesë”.

“Marrëveshja është vendosur të garantojë minimume shumë të rëndësishme, por ne nuk mund të përmbushim kërkesën për fanellat e Messit. Ne kemi arritur kulmin”.

Ai shtoi: “Askush nuk mund ta përmbushë këtë kërkesë. Tashmë po shesim shumë fanella, ndoshta më shumë se çdo ekip tjetër në botë për një lojtar, dhe kjo na vendos në nivelin tjetër”.

“Ne kemi shumë kërkesa për produkte të stilit të jetesës, të ardhurat me markën Jordan janë të mëdha, por kërkesa rritet edhe më shumë kur nënshkruan një lojtar si Messi”, ka vazhduar ai.

Larg shitjeve të fanellave, Armstrong tha gjithashtu se ndjekësit e klubit në rrjetet sociale po rriteshin me një normë prej 1.4 milion funte në javë. Me shitjet e biletave dhe kërkesën gjithashtu në rritje.

PSG beson se ata kanë bërë afro 700 milionë euro të ardhura që kur Messi erdhi në klub. /Telegrafi/