Telegrafi

Edhe Kejsi Tola provokon me gjoksin (Foto)

Këngëtarja Kejsi Tola është veçuar gjithnjë për zërin e saj të ëmbël dhe këngët e veçanta.

Ndonëse paraqitjet e saj në ekran janë të rralla, kjo për shkak se preferon më shumë performimin live, prapëseprapë Kejsi ka një numër të madh fansash.

Ajo është mjaft e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat është më shumë aktive kohëve të fundit.

Së fundmi, ajo ka ndarë me fansat një fotografi në Instagram Story, ku shfaqet e bukur dhe e kuruar deri në detaje, teksa nxjerr në pah edhe anën e saj sensuale duke provokuar me gjoksin e hapur.

Kejsi gëzon një trup të bukur, gjersa nuk ka preferuar ndonjëherë që të shfaqet më shumë e ekspozuar. /Telegrafi/