Telegrafi

Edhe kampioni Bashkimi i pafuqishëm për Z Mobile Prishtinën

(Foto: Facebook/KB Bashkimi)

Z Mobile Prishtina ka regjistruar fitoren e radhës në Superligën e Kosovës në basketboll. Skuadra kryeqytetase e ka mposhtur kampionin në fuqi, Bashkimin (102-91), në palestrën “Sezai Surroi”.

Nikoqirët shënuan një pikë më shumë në çerekun e parë (26:25), mirëpo ky ishte fraksioni i vetëm që e fituan.

Në dhjetëminutëshin e dytë, bardhekaltrit e përmbysën rezultatin (24:28) dhe shkuan në pushim me epërsi (50-53).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Superliga e Kosovës në basketboll

Pas kthimit nga pushimi, vizitorët vazhduan ta ruanin epërsinë dhe ta ngritnin atë duke e fituar çerekun e tretë me dy pikë më shumë (20:22).

Akoma më bindës kryeqytetasit ishin në pjesëlojën e fundit (21:27) duke e fituar sfidën me 11 pikë epërsi (102-91).

Z Mobile Prishtina është lider i pakontestueshëm në Sueprligën e Kosovës në basketboll, ku i ka fituar të gjitha ndeshjet e deritanishme, kurse Bashkimi vazhdon të luftojë për t’u përfshirë në top-katërshe. /Telegrafi/