Kryetari i Trupit Gjykues në procesin gjyqësor kundër katër deputetëve të Vetëvendosjes, Beqir Kalludra, ka ftuar dëshmitarë tjerë në seancën e ardhshme, që do të mbahet më 7 dhjetor.
Në mesin e dëshmitarëve të ftuar për të dëshmuar për hedhjen e gazit lotsjellës më seancën e 8 tetorit të vitit 2015 është edhe kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, deputetët Naser Osmani, Armend Zemaj dhe Bekim Haxhiu.
Sot kanë dëshmuar deputetët Flora Brovina, Blerta Deliu-Kodra, Xhavit Haliti, Nuredin Ibishi si dhe dy punëtore të administratës së Kuvendit.
Deputetët Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu akuzohen për hedhjen e gazit lotsjellës në seancën e Kuvendit. Seanca e ardhshme do të mbahet më 7 dhjetor në orën 9:00./Telegrafi/