Juventusi raportohet se i është bashkuar garës për të siguruar shërbimet e sulmuesit Romelo Lukaku gjatë kësaj vere.
Belgu pritet të largohet nga Evertoni në fund të këtij sezoni, për t’u bashkuar me një ekip që merr pjesë në Ligën e Kampionëve.
Për shërbimet e tij raportohet se kanë shprehur interesim Chelsea dhe dyshja gjermane Bayern Munich e Borussia Dortmundi.
Gazzetta dello Sport raporton se Juve tani ka hyrë në garë për shërbimet e 22-vjeçarit. Zyrtarët e klubit italian e kanë identifikuar Lukakun si alternativë për Edionson Cavanin, i cili pritet të vazhdojë qëndrimin te Paris Saint-Germaini.