Telegrafi

Edhe Julian Draxler në Katar – UEFA nis hetim ndaj Paris Saint-Germain për transferime te dyshimta

Mesfushori gjerman Julian Draxler është larguar nga Paris Saint-Germain dhe do të vazhdojë karrierën e tij te Al Ahli në Katar.

Draxler, i cili ka luajtur për PSG që nga viti 2017, nënshkroi një kontratë dyvjeçare.

Në Katar, gjermani iu bashkua një tjetër ish-mesfushori parisien, Marco Verrattit, i cili u largua nga PSG për në Al Arabi SC, si dhe mbrojtësit Abdou Diallo, i cili po ashtu do të luajë në të njëjtin klub.

Ai bëri 198 paraqitje për PSG-në, duke shënuar 26 gola dhe e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Benfica.

Gjatë karrierës së tij ai luajti edhe për Ëolfsburg dhe Schalke. Ai bëri 58 paraqitje për kombëtaren gjermane, duke shënuar shtatë gola. Menjëherë pas njoftimit të këtij transferimi, Marca bëri të ditur se UEFA kishte nisur një hetim ndaj PSG-së.

Lexo po ashtu Nga parajsa në ferr: Gjenerata që ishte e destinuar të dominonte futbollin

Këto tri transferime nga PSG, një klub në pronësi të Katarit, në klube nga Katari janë të diskutueshme.

Marco Verratti u shit për 45 milionë euro, Abdou Diallo për 15 milionë dhe Julian Draxler për 9 milionë euro.

Pra, PSG-ja fitoi gjithsej 69 milionë euro nga këto transferime.

Nëse hetimi tregon se këto transferime janë bërë vetëm për t’i injektuar PSG-së paratë e nevojshme për të përmbushur ‘Fair- Playin Financiar’, ka mundësi që UEFA t’i ngrijë këto para dhe të refuzojë t’i numërojë në llogaritjen e FFP-së. /Telegrafi/