Telegrafi

Edhe Joe Hart përfundon në radarin e Milanit

Milani mund të zëvendësojë Gianluigi Donnarumman me Joe Hart, duke e mbajtur ish-portierin e Torinos në Serie A.

Këtë javë agjenti i Donnarummas, Mino Raiola i konfirmoi klubit se ai nuk do të nënshkruante një marrëveshje të re dhe kontrata e tij e tanishme skadon në qershor 2018.

Lexo po ashtu Milani me të gjitha forcat pas Perinit, ofron edhe futbollistë në shkëmbim

Ata janë duke kërkuar një zëvendësim dhe kanë qenë të lidhur me Mattia Perin të Genoas, rezervistin e Juventusit, Neto dhe ish-portierin Romës, që është në pronësi të Arsenalit, wojciech Szczesny.

Megjithatë, sipas lajmet të sotme të The Sunday Express, Rossonerët gjithashtu po konsiderojnë edhe një afrim të portierit anglez, Hart.

Lexo po ashtu Pas vendimit të Donnarummas, Milani vihet pas tre portierëve (Foto)

Ai e kaloi këtë sezon me huazim në Torino, por klubi Granata nuk mund të përballojë pagën e tij për një transferim të përhershëm.

Manchester City nuk ka vend për anglezin, por nuk duket se ka ndonjë klub të përgatitur për ta blerë atë për gati 30 milion euro.

Nëse Milan do të sjellë Hartin në skuadër, do të ishte vetëm huazim me mundësi blerje. /Telegrafi/