Telegrafi

Edhe Jehona Sopi publikon këngë për Shën Valentin, sjell baladën e re “Jena dashtë”

Foto: Entermedia/YouTube

Këngëtarja Jehona Sopi shënoi rikthimin në muzikë vitin e kaluar, kur mori pjesë në festivalin Kënga Magjike me këngën “Anej”, dhe arriti deri në finale.

Këtë herë, ajo ka sjellë projektin e saj të dytë pas rikthimit në muzikës pas kaq vitesh, këngën dhe klipin e ri “Jena dashtë”.

Kënga është e zhanrit baladë dhe i dedikohet dashurisë së humbur.

Foto: Entermedia/YouTube

Muzika dhe orkestrimi janë realizuar nga kompozitori maqedonas, Darko Dimitrov, gjersa për tekstin është kujdesur Aida Baraku.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Kënga është publikuar në kanalin YouTube edhe me klip, në të cilin Jehona vjen mjaft e kuruar deri në detaje.

Ana vizuale i është besuar produksionit të njohur kosovar, Entermedia. /Telegrafi/