Drejtuesit e Interit kërkojnë përforcime për mbrojtjen dhe për këtë kanë hedhur sytë nga 23-vjeçari i Valencias, Joao Cancelo.
Sipas mediave spanjolle, zikaltrit kanë shfaqur interes për mbrojtësin gjatë tratativave të nisura me klubin nga Mestalla për kalimin e Jeison Murillo nën urdhrat e trajnerit Marcelino Garcia Toral.
Gjithsesi për të arritur te kartoni i futbollistit më parë Interi duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Juventusit, që ka kohë në ndjekje të portugezit, transmeton SS.
Zonja e Vjetër ka ofruar edhe mesfushorin Lemina në marrëveshje, por ende nuk ka asgjë konkrete
Çmimi i lojtarit është rreth 25 milionë euro.