Edhe Sami Hyppia po gjendet në Basel ku do të përkrahë nga afër ekipin e tij Liverpoolin në finalen e tyre ndaj Sevillas.
Mediat angleze raportojnë se Hyppia ka arritur në Basel, ku është takuar me tifozët e The Reds, shkruan Telegrafi.
Ai është parë i buzëqeshur teksa po bëhej gati për finalen.
Hyppia është në historinë e Liverpoolit për golin e vetëm të shënuar në finalen e Uefa Cup në vitin 2001, garë paralele me Ligën e Evropës. /Telegrafi/