Njejtë si Dejan Mitrovski-Urko që ishte sigurim i Nikolla Gruevskit, edhe Alen Zekirov sigurim i drejtorit të Drejtorisë për Sigurim Kombëtar, Sasho Mijallkov, kanë shkelur njeri, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Dje MPB shqiptoi padi penale për Dejan Mitrovski-Urko për shkeljen e 22 vjeçarit S.A i cili pas disa ditësh ndërroi jetë. Mitrovski akuzohet për veprën penale „vepra të rënda kundër sigurisë së njerëzve dhe pronës në komunikacion”.
Më herët, pra në vitin 2009, Alen Zerirov me motor në bulevardin ”Partizanska” e shkeli shkupjanin e moshuar 73 vjeçar, Simo Serafimovski, derisa ai e ka ngarë biçikletën në vizat e bardha.
Pas vonesave dhe prolongimeve të seancave gjyqësore, për Zekirov u shqyptua dënim prej 6 muajsh.
Nga ana tjetër, Dejan Mitrovski-Urko rrezikon të vuaj dënim prej 10 viteve heqje lirie për shkak se ka pranuar fajin dhe akuza ndaj tij përkufizohet me 10 vite burg./Telegrafi/