Telegrafi

Edhe Haxhiu akuzon Prokurorinë Speciale për mostrajtim të aferave ku të përfshirë ishin akterët e ish-pushtetit

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë të dielën se Prokuroria Speciale e kishte hedhur poshtë sipas tij një kallëzim penal të dorëzuar nga ai në lidhje me keqpërdorimet në shpronësimet për rrugën Kijevë-Zahaq.

Lëvizja Vetëvendosje po e akuzon Prokurorinë për njëanshmëri ndaj rasteve aktuale dhe të ish-pushtetit.

Njëjtë si Murati një përvojë të ngjashme thotë ta ketë pasur edhe ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu.

Lexo po ashtu Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin penal për rrugën Kijevë-Zahaq, Murati: Në vendim ishte e përfshirë kasta e vjetër

Pasi ka shpërndarë postimin e Muratit, ajo tregoi se njëjtë prokuroria ka vepruar ndaj një kallëzimi penal për ish-ministrin e Drejtësisë dhe ish-drejtorin e burgjeve.

”Njësoj kanë vepruar PSRK edhe me kallëzimin penal ndaj ish Ministrit të Drejtësisë dhe ish drejtorit të burgjeve të cilët pronën e MD ia kishin dhënë një oligarku, pa asnje bazë ligjore“.

”PSRK pati thënë nuk ka bazë për ndjekje sepse e keni ndalur dëmin anipse dëmi ishte shkaktuar tashmë“, ka shkruar Haxhiu në Facebook./Telegrafi/