Site icon Telegrafi

Edhe Haradinaj ia kthen letrën Kurtit: Kuvendi është përgjegjësi e Besnik Tahirit, për tema tjera takohemi në një moment tjetër

Edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ia ka kthyer letrën kryeministrit Albin Kurti, derisa përgjigja ka qenë pozitive

Pasi ka falënderuar Kurtin për interesimin për takim, Haradinaj ka thënë se Besnik Tahiri është përgjegjës për tema të tilla, duke nënkuptuar dërgimin e tij në takim.

“Besoj që kjo bie mbi përgjegjësinë e shefave të grupeve parlamentare. Z Besnik Tahiri, i cili udhëheq me grupin tonë parlamentar dhe kolegë tjerë, jam i bindur se do të diskutojnë në frymën kolegiale dhe do të gjejnë një gjuhë, që pastaj do të përçohet në Kuvend nga grupet tona parlamentare për zbatim”, ka shkruar mes tjerash Haradinaj.

Derisa i pari i AAK-së është shprehur i gatshëm për ndonjë takim tjetër nëse në pyetje janë tema të momentumit politik.

Lexo po ashtu Kurti i ftoi liderët e opozitës në darkë pune, i përgjigjet Abdixhiku: Jeni vonë

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot i ka ftuar për të hënën në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Kurti në letrën të cilën ua ka dërguar tri partive opozitare thekson se arsyeja pse ka ftuar në takim krerët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare ka të bëjë me atë që të diskutohen hapat për përmbushjen e agjendës legjislative./Telegrafi/

Exit mobile version