Site icon Telegrafi

Edhe Guardiola i del në mbrojtje Wengerit

Arsene Wenger ka qenë ditët e fundit në qendër të vëmendjes së medias britanike. Për francezin është folur shumë për një largim të mundshëm nga Arsenali, pas humbjes turpëruese me Bayern Munchen në Ligën e Kampionëve.

Madje, duket se “topçinjtë” e Londrës janë vënë në kërkim të pasuesit të tij.

Megjithatë, ai që del në mbrojtje të Wengerit është tekniku i Manchester City, Pep Guardiola, i cili i ka cilësuar si të papranueshme kritikat ndaj 67-vjeçarit, transmeton TCh.

“Ajo çfarë kam dëgjuar këto ditë dhe trajtimi që i është bërë Wengerit nga persona të ndryshëm, ish-futbollistë e gazetarë, është e papranueshme. Në këtë moment, askush nuk po e respekton punën tonë”.

“Ajo çfarë po ndodh është mungesë respekti. Ne marrim vendimet, ndërsa medias i lejohet të thotë çfarë të dojë”, thotë Guardiola.

Exit mobile version