Autoritetet greke kanë shpallur persona non-grata 12 anëtarë të misioneve diplomatike dhe konsullore të Federatës Ruse të akredituar në Athinë.
Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, për këtë vendim është njoftuar ambasadori rus në Greqi.
Këta diplomatë dyshohet se janë pjesëtarë të shërbimeve të inteligjencës ruse.
Portugalia, Italia, Suedia, Spanja, Estonia, Danimarka dhe Letonia njoftuan të gjithë të martën se do të dëbonin diplomatët dhe anëtarët e stafit rusë nga territoret e tyre përkatëse.
Po ashtu, një numër i qeverive të tjera perëndimore kanë ndërmarrë hapa të ngjashëm pas agresionit ushtarak rus në Ukrainë. /Telegrafi/