Gjyqtari Marco Guida dhe ndihmësit e tij janë në izolim pasi gjykuan takimin Juventus-Inter në Serie A dhe Daniele Rugani rezultoi pozitiv në testin e coronavirusot.
Para disa ditësh, Rugani u bë lojtari i parë në Serie A, i cili rezulton pozitiv në testin e coronavirusit dhe kjo krijoi shumë shqetësime te klubi dhe bota e futbollit.
Të dy skuadrat e mëdha italiane kanë marrë masa parandaluese për të qenë në anën e sigurt pasi mbrojtësi i Bianconerëve, i cili ishte në stol dhe nuk luajti – u zbulua se kishte sëmundjen ngjitëse.
Sipas raportimeve, gjyqtari kryesor Marco Guida, ndihmësi i tij Ciro Carbone dhe gjyqtari i katërt Fabio Maresca, kanë shkuar të gjithë në izolim tani.
Kjo është thjesht një masë paraprake, ata nuk kanë treguar simptoma dhe prandaj nuk janë duke u testuar akoma.
Ndryshe, në Itali është përhapur shumë coronavirusi, ku ka mbi 1000 vdekje deri më tani, ndërsa futbollistë dhe pjesëtar të stafit të klubeve italiane janë mbi dhjetë raste. /Telegrafi/