Telegrafi

Edhe 6 ditë deri tek zgjedhjet presidenciale, Kim Kardashian ua rikujton ndjekësve se duhet të votojnë

Kim Kardashian (Foto: Getty Images)

Ylli i “Keeping Up with The Kardashians”, Kim Kardashian, ditë më parë festoi ditëlindjen e 40-të.

Duke qenë se akoma e gjithë bota po përballet me situatën e COVID-19, nëna e katër fëmijëve nuk kishte bërë një organizim të veçantë e festë të madhe.

Megjithatë, ajo së fundmi shijoi një udhëtim me njerëzit më të dashur teksa solli disa pamje nga kremtimi në rrjetet sociale.

Kim Kardashian (Foto: Instagram)

Në një postim të fundit ku shfaqet përkrah të ëmës Kris Jenner, Kim inkurajon ndjekësit të votojnë meqë kanë mbetur edhe pak ditë nga zgjedhjet presidenciale.

Lexo po ashtu Përkundër situatës me COVID-19, Kim Kardashianit i organizohet një festë e veçantë nga familja në ditëlindjen e 40-të

“Tani unë e kam vëmendjen tuaj. Ky është një përkujtim të votoni. Edhe gjashtë ditë”, ka shkruar ajo.

Ndërkaq, zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 janë ndër më vendimtaret në historinë amerikane.

Qytetarët në anën tjetër kanë rastin të votojnë për demokratin Joe Biden dhe republikanin, presidentin aktual të SHBA-ve, Donald Trump. /Telegrafi/