Partitë politike dhe koalicionet që do të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, edhe sot do të vazhdojnë aktivitetet e tyre dhe takimet me qytetarët nga qytete të ndryshme, përcjell Telegrafi.
OBRM-PDUKM-ja dhe koalicioni “Për Maqedoni më të mirë” do të mbajnë tubim në Radovish dhe Strumicë, ndërsa LSDM-ja dhe koalicioni “Për jetë në Maqedoni” do e ketë tubimin qendror në Shkup.
BDI-ja sot do të qëndrojë në Likovë dhe Drenovec, kurse PDSH-ja do të ketë takim me qytetarët e komunës së Çairit.
Koalicioni “Aleanca për shqiptarët” ka paralajmëruar tubim në Dibër dhe në Tetovë, ndërsa Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi do të takohet me qytetarët e Kavadarcit dhe Negotinës./Telegrafi/