Këngëtarja nga Gjilani, Genta Ismajli, ka ndërruar ngjyrën e flokëve. Bukuroshja shqiptare e hiteve të ndryshme ka vendosur të bëjë edhe një ndryshim të ri në dukje, si një pjesë e madhe e yjeve shqiptare.
Meqë gjithë kohën i ka qëndruar besnike ngjyrës së flokëve, asaj të zezë, Genta këtë herë ndryshoi stilin e saj të flokëve.
Tashmë është shndërruar në një bionde, teksa është shfaqur tejet seksi në një veshje transparente ku ka vënë në pah format trupore.
E njëjta këtë kohë ka qenë mjaft e komentuar në media për shkak të disa vallëzimeve joshëse që ndau me ndjekësit.
Ajo duket se po punon në projektin e ri, i cili pritet të prezantohet shumë shpejt para fansave të saj të shumtë.
Ndërkaq, “Zjarr” titullohet kënga e fundit e lansuar nga Genta që në YouTube numëron mbi një milion shikime. /Telegrafi/