Site icon Telegrafi

Edhe futbollisti tjetër i Shqipërisë kalon te Kosova (Foto)

Valdet Rama është lojtari tjetër që do t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës.

I lënë jashtë grumbullimit prej disa muajsh nga Gianni de Biasi tek Kombëtarja shqiptare, lojtari do të ndjek rrugën e Rashicës, Mehës e Shalës.

Gazeta Olle nga burime të saja mëson se lojtari ende nuk ka bërë kërkesën, e cila duhet t’i shkojë FFK-s dhe FIFA-s, mirëpo atë pritet ta bëjë që nesër.

Madje, gjatë ditës ka biseduar edhe përzgjedhësi Albert Bunjaku me të. Rama momentalisht është pa skuadër, dhe së fundi refuzoi Balikesirsporin e Turqisë.

Ai u nda në qershor nga Munchen 1860. Kontributi i tij ishte madhor në vitet e kaluara për Shqipërinë, por që më pas lojtari u harrua, dhe nuk u ftua as në miqësore.

Gjashtë vjet më parë, mesfushori me tipare sulmuese ishte pjesë e Kosovës, para se të ftohej nga kuqezinjtë.

Exit mobile version