Telegrafi

Edhe Firmino drejt Arabisë Saudite, në bisedime me Al Ahli

Roberto firmino është larguar nga Liverpooli pas tetë viteve qëndrim në Anfield.

Sulmuesi brazilian ende nuk ka vendosur se ku do ta vazhdoj karrierën edhe pse ofertat në drejtim të tij nuk mungojnë.

Roma, Milan, Barcelona, Real Madrid, Olympique Lyon e Juventus janë skuadrat evropiane që kanë shprehur interesim për transferimin e tij.

Lexo po ashtu Top sulmuesi përfundon në listën e Carlo Ancelottit: Real Madridi mund ta transferojë si të lirë

Por duket se edhe e ardhmja e Firminos si shumë yjeve të tjerë do të jetë në Arabinë Saudite.

31-vjeçari është në bisedime me skuadrën arabe Al-Ahli, që këtë edicion ka siguruar inkuadrimin në elitën e futbollit arab.

Lexo po ashtu E ardhmja e Firminos në Serie A, katër top klubet pas tij

Bisedimet janë duke shkuar mirë dhe kjo javë mund të jetë vendimtare për të ardhmen e brazilianit te klubi arab.

Interesim për reprezentuesin brazilian kanë shfaqur edhe dy skaudrat tjera arabe si Al-Ittihad dhe Al-Hilal, por Al Ahli janë favorit për të nënshkruar me të. /Telegrafi/