Site icon Telegrafi

FIFA shkruan për Kosovën: Motivim për të hënën, 15 ndeshje pa humbje

Kosova ka marrë një fitore jashtëzakonisht të rëndësishme të shtunën në stadiumin Fadil Vokrri.

Dardanët mposhtën Republikën Çeke me rezultat 2-1, në një ndeshje ku u rikthyen nga disavantazhi dhe e fituan takimin.

Fitorja e Kosovës u bë lajm në gjithë Evropën, derisa edhe UEFA e uroi për fitoren dhe ecurinë fantastike prej 15 ndeshjeve pa humbje.

(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Tani edhe shtëpia më e madhe e futbollit botëror, FIFA ka shkruar për sukseset e Dardanëve.

FIFA ka shkruar në Twitter për 15 ndeshjet radhazi pa humbjet ë Kosovës.

“Pa humbje 15 ndeshje radhazi. Motivim për të hënën”, shkruhet nga FIFA. /Telegrafi/

Exit mobile version