Vitet e fundit, Juventusi është specializuar në sjelljen e lojtarëve të shkëlqyeshëm pas mbarimit të kontratës.
Disa prej tyre përfshijnë Andrea Pirlon, Paul Pogban dhe Dani Alvesin gjersa për sezonin e ri sollën dy mesfushorë – Aaron Ramseyn dhe Adrien Rabiotin.
Seriali duhet të vazhdojë edhe sezonin tjetër, sipas Corriere dello Sport, kur kampioni italian prietet të nënshkruan me Christian Eriksenin e Tottenham Hotspur.
Danezit i mbaron kontrata gjatë verës së vitit të ardhshëm dhe mediat italiane po raportojnë se kampioni dhe mesfushori kanë rënë dakord gjithçka dhe mesfushori i shkëlqyeshëm do të jetë vitin e ardhshëm në Torino.
Kjo do të ishte një goditje e madhe për Spursat për shkak të humbjes së një lojtari me kualitete të larta dhe një goditje financiare.
Ndryshe, Tottenham ka refuzuar ofertat prej 120 milionë eurove këtë sezon dhe tani është e mundur të mos përfitojë asgjë nga danezi. /Telegrafi/