Skuadra e Zinedine Zidane ka pranuar 16 gola në vetëm pesë miqësore. Kjo nuk kishte ndodhur që nga viti 1980, kur kishte pësuar vetëm kundër Bayern Munichut me rezultat 9-1.
Kur Los Blancos pësuan humbje kundër Atletico Madridit (3-7) shumëkush tërhoqën paralele me një ndeshje të shekullit kaluar kur pësuan nëntë gola kundër bavarezëve.
Ekipi i drejtuar prej Zinedine Zidanes tashmë ka pranuar 16 gola në vetëm pesë ndeshje përgatitore (mesatarisht 3.2). Nëse merr një gol kundër Red Bull Salzburg më 7 gusht ose katër ditë më vonë kundër Romës, do ta barazonte rekordin negativ të vitit 1980, kur kishte pranuar 17 gola.
Maç Sonucu | Real Madrid 5-3 Fenerbahçe pic.twitter.com/SMENHNPEws
— Fenerbahçe SK (@Fenerbahce) July 31, 2019
Tre portierët e bardhë kanë marrë gola. Keylor Navas nëntë, Thibaut Courtois gjashtë dhe ukrainasi ka pranuar një gol.
Theksojmë se të dhënat tregojnë se madrilenët kanë një formë të tmerrshme në “epokën e dytë ” të Zidanes, ku ky i fundit ka qenë në krye të shtabit teknik në 15 ndeshjet e fundit.
Los Blancos ka një bilanc për tu harruar ku ka shënuar pesë fitore, shtatë humbje dhe tre barazime apo thënë ndryshe, Zizu ka dal triumfues vetëm në 33 për qind të ballafaqimeve.
Ndryshe, Reali do të startojë të luajë ndeshjet zyrtare kampionale më 17 gusht kundër Celta Vigos. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=_9JPP9HsctQ