Telegrafi

Edhe dy ditë nga lansimi i këngës së re, Dua Lipa vazhdon të ndajë me fansat imazhe artistike nga xhirimet e klipit

Foto: Dua Lipa/Instagram

Këngëtarja e famshme Dua Lipa, do të sjellë këngën e saj më të re këtë të enjte, më datë 24 janar.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vet ajo, duke zbuluar se kënga mban titullin “Swan Song”, dhe është kolona zanore e filmit të ri “Alita: Battle Angel”.

Dua Lipa (Foto: Kevin Winter/Getty Images/Guliver)

Javë më parë kanë përfunduar edhe xhirimet e klipit, në të cilin këngëtarja do të shfaqet me skena mjaft artistike.

Lexo po ashtu Pas qëndrimit disa javor në Los Angeles, Dua Lipa kthehet në shtëpinë e saj në Londër

Disa imazhe nga xhirimet e klipit, ajo i ndau ditë më parë me fansat, teksa disa të tjera vendosi t’i publikojë të martën.

Këtë radhë, artistja shqiptare ka publikuar një fotografi bardhë e zi, ku shfaq figurën e saj në profil, ndërsa vë në pah tatuazhin e saj në krahun e djathtë.

Ky tatuazh me titullin “Angel”, përshtatet më së miri me titullin e filmit “Battle Angel”.

“Edhe dy ditë Swang Song”, ka shkruar Dua Lipa në mbishkrimin e fotografive në rrjetin social.

Kujtojmë që pas janarit, ajo do të bëhet gati për mbrëmjen e madhe të ndarjes së çmimeve “Grammy Awards”, ku këtë vit është e nominuar në dy kategori. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Timothy Hiatt/Getty Images/Guliver)