“March For Our Lives” ka mbledhur mijëra nxënës në një protestë të veçantë në Amerikë.
Pos bebe Rexhës, edhe Dua Lipa ka përkrahur marshin kundër përdorimit të armëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në fakt, kjo ka ardhur pas vrasjes së disa nxënësve nga një nxënës në një shkollë në Florida.
Bukuroshja jonë nuk ishte në vendngjarje, por ka përkrahur marshin përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë personale të Instagramit.
Këngëtarja shqiptare ka bërë thirrje që të mbrohen fëmijët dhe të ndalohet dhuna.
“E trishtuar që jam në anën tjetër të botës kur kjo është duke ndodhur, por shumë e lumtur që shoh kaq shumë njerëz që janë mbledhur dhe qëndrojnë për atë çka besojnë. Duhet t’i vjen fundi dhunës me armë dhe kolektivisht duhet të sigurohemi për këtë. Le të mbrojmë fëmijët, të mbrojmë të ardhmen tonë”, ka Lipa, që momentalisht është në Australi.
Theksojmë se Bebe Rexha ishte në Florida me ç’rast në protestë ka takuar regjisorin hollivudian, Steven Spielberg. /Telegrafi/