Telegrafi

Edhe Dua Lipa kërkon “mbrojtje për vajzat dhe gratë”

(Foto: Insatgram/dualipa)

Dua Lipa iu është bashkuar personaliteteve të shumta që kanë reaguar pas rastit tronditës të abuzimit seksual të një 11-vjeçareje nga pesë persona në Prishtinë.

Opinioni publik është tronditur nga ngjarja e rëndë duke e shprehur revoltën e tyre me protesta edhe në kryeqytetin e Kosovës edhe në atë të Shqipërisë.

Krahas qytetarëve të zakonshëm, nuk munguan edhe reagimet e emrave të njohur, shumë prej të cilëve edhe iu bashkuan protestave.

Lexo po ashtu ‘Stop dhunës ndaj grave dhe fëmijëve’ – Granit Xhaka shpreh mbështetje për familjen dhe vajzën e dhunuar

Ndërkohë, të famshmit shqiptarë që ndërtojnë karrierë jashtë vendit të tyre, po ashtu kanë dalë në mbrojtje të vajzave dhe grave.

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka bërë një postim në InstaStory duke publikuar një fotografi nga protesta me pankartat që jepnin mesazhet përkatëse. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/dualipa)