Presidenti amerikan, Donald Trump, ka arritur në Vietnam ku pritet të takohet me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-Un.
Trump më herët ka shkruar në Twitter se është nisur për në Vietnam, dhe ka porositur se i gëzohet “samitit produktiv” me liderin e Koresë së Veriut, transmeton Telegrafi.
Para nisjes, Trump ka thënë në Washington se pret një “samit të jashtëzakonshëm”. Ndërkaq, Kim ishte nisur më 23 shkurt nga Pyongyang i shoqëruar nga zyrtarët e lartë shtetërorë, me qëllim që të arrij në samitin e paraparë të mbahet më 27 dhe 28 shkurt.
Samiti i Hanoit është takimi i dytë që po zhvillohet me Trump dhe Kimit, pasi gjatë vitit të kaluar ishin takuar për herë të parë në Singapor, ku janë zotuar se do të punojnë në denuklearizimin e Koresë së Veriut. /Telegrafi/